Napoli–Milan, sfida nis që në merkato për Goretzka

Sfida mes Napoli dhe AC Milan ka nisur shumë përpara bilbilit të parë në stadiumin Stadio Diego Armando Maradona. Përballja e 6 prillit për vendin e dytë në Serie A po shoqërohet paralelisht me një betejë të fortë në merkato. Objektivi i përbashkët është Leon Goretzka, mesfushori gjerman që do të largohet si lojtar i lirë nga Bayern Munich në fund të sezonit. 31-vjeçari përfaqëson një profil ndërkombëtar, me cilësi teknike dhe forcë fizike, i aftë të ndikojë si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në atë sulmuese, duke garantuar intensitet, gola dhe asiste.

Te Milani, trajneri Massimiliano Allegri e vlerëson maksimalisht një profil si Goretzka, duke pasur parasysh edhe eksperiencën që ai mund të sjellë në një mesfushë ku janë emra si Luka Modrić dhe Adrien Rabiot. Nga ana tjetër, Napoli mbetet gjithmonë vigjilent në treg për lojtarë të lirë të këtij niveli, duke e bërë garën edhe më të fortë. Interesi për Goretzka nuk kufizohet vetëm në Itali. Në garë janë futur edhe klube të mëdha si Juventus, Inter Milan, Atlético Madrid dhe Arsenal.

sfidanti.al