Zlatan Ibrahimovic duket se të ardhmen e ka larg Manchetser United. Sipas asaj që publikohet më median britanike, drejtuesit e ‘Djajve të Kuq’ po mendojnë të mos e aplikojnë opsionin e rinovimit të kontratës me suedezin i cili ka pësuar një dëmtim në ligamentet e gjurit që e detyron atë të qëndrojë jashtë fushave të lojës deri në fillim të vitit 2018. Gjithnjë sipas medias britanike, te Manchester United askush nuk dëshiron që të paguajë 22 milionë Euro për një futbollist që për gjysmën e sezonit të ardhshëm nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës. Duke parë këtë situatë, ‘Djajtë e Kuq’ kthyen sërish vëmendjen nga Gareth Bale për të cilin Reali i Madridit tani duket se është gati që të nisë tratativat. Këtë lëvizje, ‘Los Blancos’ e bëjnë për të arritur te David De Gea si dhe për të siguruar të ardhura të mjaftueshme me synim që të tentojnë blerjen e Mbappe dhe Hazard edhe pse ky i fundit është drejt rinovimit të kontrayës me Chelsean.
sfidanti.al