Pasi siguroi Kessie dhe Musacchion, Milani tani po mendon të p[ërforcoë sulmin. te kuqezinjtë emri që po përmendet më shumë është ai i Alvaro Moratës që duket se është kthyer në një obsesion për ta. Sipas medias italiane, Milani në ditët e ardhshme pritet që të dërgoijë në zyrat e Realit të Madridit një ofertë për rreth 60 milionë Euro për kartonin e Moratës. Optimizmi te Milani është i madh duke qenë se vetë Morata e ka pëlqyer propozimin e italianëve për një kontratë me pagë prej 7.5 milionë euro në sezon. Por drejtuesit e Milanit po mendojnë edhe për alternativa të tjera nëse dështojnë tratativat për Moratën dhe bëhet fjalë për Aubameyang e Belotti, 2 objektiva që gjithsesi duken shumë të vështirë për t’u arritur.
sfidanti.al