Mesfushori italian, Sandro Tonali, është bërë objektiv i tre prej klubeve më të mëdha të Ligës Premier, por Newcasle United vazhdon ta vlerësojë shumë lartë dhe çmimi i kërkuar mund të bëjë që një transferim të mos materializohet. Sipas gazetarit italian, Nicolo Schira, Arsenali, Manchester City dhe Manchester United janë të gjithë në garë për të nënshkruar Sandro Tonali këtë verë.
sfidanti.al

