Ish-presidenti i Federatës Polake të Futbollit ëshhtë i mendimit se kombëtarja e drejtuar nga Jan Urban ka një problem të madh. Sipas Zbignieë Boniek, rivalët e radhës të Shqipërisë në fazën play-off të Botërorit 2026, kanë një problem të madh sa i përket mentalitetit.
“Shumë thonë se Polonia nuk ka lojtarë mjaftueshëm. Shumë thonë se nuk mund të grumbullojmë një grup të mirë lojtarësh, por e kanë gabim. Ne kemi sulmuesin më të mirë në botë. Kemi njërin prej mesfushorëve më në formë të Europës. Gjithashtu kemi dy mbrojtës, të cilët i japin garanci klubit të tyre duke evituar shumë gola”, tha “Zibi” Boniek duke iu referuar Robert Leëandoëski-t, Piotr Zieliński-t dhe dyshës difensive të Porto-s, të formuar nga Jan Bednarek dhe Jakub Kiëior.
“Ne na mungon mentaliteti. Nuk besojmë mjaftueshëm në aftësitë tona. Kur kemi përballë një kombëtare të vogël mendojmë se mund të fitojmë, ppor kur përballemi me një kombëtare të madhe futemi në fushë me mendimin se edhe po të mundemi nuk është fundi botës”, shpjegoi Boniek.

