Zbulohen objektivat e Juves në merkato

Juventus nuk po mendon vetëm për përforcimin e sulmit, por po përgatit një revolucion të gjerë në skuadër për sezonin e ardhshëm. Objektivi kryesor mbetet sigurimi i një vendi në katërshen e parë, që garanton pjesëmarrjen në UEFA Champions League. Mes emrave të monitoruar janë Zeki Çelik, Robert Lewandowski, Leon Goretzka i Bayern Munich, si dhe ish-mesfushori i Milanit Franck Kessié, aktualisht te Al-Ahli. Objektivi më i madh mbetet Bernardo Silva, i cili pritet të largohet nga Manchester City në fund të sezonit. Sipas raportimeve, Juventusi ka nisur tashmë kontaktet me agjentin e tij Jorge Mendes, por konkurrenca për portugezin është e fortë.

Sfidanti.al