S’ka më “qofte tek Daja”, por tek..Kërnaja !

Po kjo ç‘ishte! Mirë që nxënësi mundi profesorin, por shkoi më shumë se aq..e turpëroi duke i zaptuar Derbin me prepotencë. Fjala është për trajnerin e Partizanit, Kërnaja , një debutues në stol që duket se ka veshur “mantelin magjik”  dhe profesor Ilir Daja, për të cilin thuhej se është “mbreti i stolit” dhe të gjithë mund të merrnin falas ..leksione  prej tij.

Por, ajo që ndodhi  në Derbi ndezi shumë pikëpyetje. A është profesor i zoti Daja  apo e mori në qafe buja që u sajua rreth tij? Po ky Kërnaja i Partizanit, a është me të vërtetë debutues apo ishte asi nën mëngë “i demave”?! E mbani mend kur  Partizani ishte poshtë në “zgafell” te klasifikimit dhe sa lart është ngjitur në klasifikim . Dhe “Grali i shenjtë” i Partizanit nuk është vetëm qasja  e trajnerit që frymëzoi ekipin, por edhe ajo që ndodhi në prapaskenë, mu në zemër të ekipit.

Nuk kishte ndodhur më parë, që në tregun e janarit , ekipi të godiste kaq në shenjë me blerjet. Sidomos me Hjumën dhe Sidibe.Cfarë ndodhi ? Nuk plasi më lufta e brendshme midis “menexherëve të kuq”, ku secili sillte “talentet”  e tij, por kjo gjueti  iu besua një profesionisti si Agim Ibrahimi..

Sfidanti.al