Pale kur thonë se Kombëtarja është e të gjithëve, kjo është gënjeshtra më ..krenare! Vite më parë, kur Broja ishte “ i vetmi trim në luftë” , flitej shpesh nëpër studio, madje dhe në rrugë, se formacioni i Kombëtares nis nga Broja, pastaj vijnë të tjerët. Dhe një ditë të bukur, Broja përfundoi në shkallët e stadiumit, tamam kur luajtëm me Angline e tij te shumedeshiruar. …
Po afron ndeshja finale me Polonine dhe per kete pwrplasje na duhen sulmues te talentuar para portes dhe jo ..sulmues qe i trukon si mbrojtesa trajneri yne. ! Tani , filmi me metrazh te gjate i Kombëtares, ka mbërritur tek seria e re. Ka një sulmues, Ernest Muçi, i cili qyshse ka shkuar tek Trabzonspori në Turqi, është bërë kopertina e golave.Madje sa herë shënon, sepse na duket sikur i largohet “orbites se Silvinjos”. Muçi gol, Muçi asist për gol dhe shifrat janë zbukuruar ndjeshëm…13 gola dhe 7 asiste. Sa në Turqi thuhet me humor “ hip këtu dhe (mos shiko Stambollin!) , por shiko Muçin ! Tamam si në kohën e Brojës së madh, dëgjohet muzika e njohur : “ Formacioni i Kombëtares nis me Muçin në fillim, më pas të tjerët..”
Po ç‘thotë vetë i zoti i punës Silvinjo? Apo çështja Muçi nuk varet nga trajneri, as nga shefat e tij, por diku lart…ne politike. Mos vallë pritet ndonjë VKM , sepse Muçit nuk i numërohen golat që shënon,as edhe asistet qe frymezon per gol, por ditët që vazhdon rebelimin..pa ndërruar menexherin e tij.!
Sfidanti.al

