Diego Costa është rikthyer në qendër të vëmendjes përmes një intervistë të hapur në podcastin e Mario Suárez-it, me të cilin ka ndarë dhomën e zhveshjes tek Atlético Madridi. Sulmuesi brazilian ka folur pa dorashka për kohën e tij te klubi spanjoll dhe për trajnerin Diego Pablo Simeone. “Më pyetën nëse do të kisha qëndruar tek Atleti në vend që të shkoja te Chelsea në vitin 2014, dhe unë u përgjigja se ky është klubi më i rëndësishëm i karrierës sime, por edhe ai që më ka bërë më shumë dëm,” tha Costa. Braziliani nuk ngurroi të bënte disa vërejtje edhe për trajnerin Simeone: “Brazilianët nuk janë si argjentinasit. Cholo, ti më jep vetëm gjysmën e rrogës tënde…” duke u kthyer drejt kamerës dhe duke treguar veten.
Nga ana tjetër, fjalët e tij për José Mourinho-n, ish-trajnerin te Chelsea, ishin më të ngrohta: “Për mua është një nga trajnerët më të mirë që kam pasur”. Costa gjithashtu ka treguar arsyen pse zgjodhi të luante për Spanjën: “Shkova te Spanja, por kurrë nuk e ndjeva se isha i huaj”. Ai pranoi edhe zakonet e tij jo të shëndetshme gjatë karrierës: “Pija coca-cola dhe lengje me gaz, nuk jam shembull i mirë në ushqim”. Një tjetër episod intriguese mbetet për t’u zbuluar në intervistën e plotë, që publikohet këtë të enjte, në orën 19:00, në ‘El camino de Mario’. Costa përmend një moment tensioni në dhomën e zhveshjes, duke thënë: “Kur përfundoi festa, shkova te dhoma e zhveshjes dhe telefonova Mendes, i thashë: ‘Më largo nga këtu, ndryshe do të vras dikë’”. Intervista premton të zbulojë më shumë nga periudha e Diego Costa-s, një futbollist që la gjurmë të rëndësishme në futbollin spanjoll dhe europian.
sfidanti.al

