Shvejku  i Superliges:Të gjitha rrugët të çojnë te ..penalltia!

Ishte apo nuk ishte penallti? Kjo pyetje dyzuese bëhet çdo javë sepse pika e bardhë e penalltisë  është bërë një vend i bekuar. Ndaj edhe thuhet me humor se “në Superligë loja fillon nga pika e bardhë e penalltisë dhe jo nga pika e bardhë e mesit të fushës! Po këtë javë cila ishte “ miss penalltia”? As nuk vihet në dyshim se 11- metërshi që fitoi Elbasani me Vorën , prej së cilës u vendos edhe fati i ndeshjes, ishte si një vetëtimë në qiell të pastër…

Edhe penallti s’ishte , edhe paqe në fushë…boll kishte!   Futbollisti i Elbasanit , më shumë preku veten sesa e prekën, por edhe “çunat e Vorës” e pranuan ndëshkimin e arbitrit  sikur të ishte “hyjnor”. Në ato momente bekimi, dukej sikur nuk ishim në Superligë, ku penalltitë janë mollë sherri , por në një kampionat ku të gjithë janë të lumtur kur vjen penalltia!  Edhe trajneri Bellai i Vorës, ai i bujshmi që  lëshoi frazën më filozofike të sezonit, kur tha se “ edhe turpi do të kishte turp nga turpi që ndodhi sot..”, këtë herë nuk u zhyt ne filozofi  ,  sikur ia kishin prerë gjuhën…

Sfidanti.al