Kush nuk ka mundur të sigurojë biletat e finales së Ligës së Kampioneve në ditët e kaluara, tani do ta ketë akoma më të vështirë për t’ia dalë mbanë. Ndërsa dita e madhe po afron, çmimi i një bilete stadiumi për supersfidën mes Realit të Madridit dhe Juventusit e kalon vlerën e 1500 Eurove dhe bëhet fjalë për ato zona të Millennium Stadium ku shikueshmëria e fushës nuk është shumë e mirë. UEFA i kishte vënë në shitje biletat e kësaj finaleje me cmime të ndryshme që shkonin 69, 150,300 dhe 440 Euro, por me kalimin e ditëve këto vlera u rritën me ritme shumë të shpejta. Nëse dëshiron që të ndjekësh ndeshjen në një nga tribunat anësore, atëherë duhet të paguash 2000 Euro, ndërsa për tribunat ‘e privilegjuara’, çmimi i një bilete shkon deri në 4500 Euro.
sfidanti.al