MLS, Uzuni nis sezonin e ri me gol

Ka nisur sezoni i ri në kampionatin amerikan të futbollit (MLS) dhe Myrto Uzuni ka lënë shenjë që në ndeshjen e parë, duke shënuar gol me fanellën Austin në sfidën kundër Minesotës. Sulmuesi shqiptar që luajti titullar në këtë ndeshje, ka shënuar golin e dytë të skuadrës së tij në minutën e 76-të, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm 2-1 Austin. Por, ky gol i Uzunit nuk ka mjaftuar që Austin të marrë 3 pikët në debutim, pasi ndeshja ka përfunduar në barazim 2-2.

sfidanti.al