Ngjarja shumëpritur e UFC-së para Shtëpisë së Bardhë duket se mund të marrë përmasa historike. Sipas Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, eventi do të zhvillohet në një stadium të ndërtuar posaçërisht përpara Shtëpisë së Bardhë, me një kapacitet që mund të arrijë deri në 100 mijë spektatorë.
“UFC po vjen, siç e dini, përpara Shtëpisë së Bardhë. Ata po ndërtojnë, në kuptimin e plotë të fjalës, një stadium. Do të kemi mbi 100,000 njerëz”, ka deklaruar Trump. Nëse ky plan realizohet, do të bëhej fjalë për një nga eventet më spektakolare në historinë e sporteve luftarake.
Kujtojmë se CEO i UFC-së, Dana White, ka konfirmuar më herët se organizata synon të vendoset në një park pranë Shtëpisë së Bardhë, me kapacitet rreth 85,000 tifozë.
White dhe ekipi i tij po përpiqen të “pushtojnë” Washington D.C.-në dhe t’u ofrojnë adhuruesve të UFC-së një përvojë unike, aq më tepër duke pasur parasysh se eventi para Shtëpisë së Bardhë pritet të jetë vetëm me ftesa, duke e bërë edhe më ekskluziv.

