Carlos Alcaraz ka shkruar historinë në Melbourne, duke fituar për herë të parë Australian Open. Tenisti spanjoll, aktualisht numri 1 i botës, triumfoi në finalen e madhe ndaj legjendës serbe Novak Djokovic, pas katër seteve me rezultatin 2-6, 6-2, 6-3, 7-5.
Djokovic e nisi më mirë finalen, duke fituar setin e parë, por Alcaraz reagoi fuqishëm, duke dominuar lojën në vazhdim me ritëm, forcë dhe qartësi taktike. Seti i katërt ishte më i luftuari, por spanjolli tregoi pjekuri dhe vendosmëri për ta mbyllur ndeshjen dhe për të ngritur trofeun në Rod Laver Arena.
Ky sukses përfaqëson një tjetër moment historik për Alcaraz, i cili konfirmon statusin e tij si lider i padiskutueshëm i tenisit botëror. Ndërkohë, Djokovic humbet mundësinë për të fituar titullin e tij të 25-të Grand Slam në një turne ku ka dominuar për vite me radhë.
sfidanti.al

