Tifozët e Celta Vigos shpalosin në Beograd flamurin e Kosovës

Në ndeshjen e Ligës së Evropës ndërmjet Celta de Vigos dhe Crvena Zvezdas në Beograd, e cila përfundoi në barazin 1-1 dhe ku skuadra spanjolle siguroi vendin në “play-off”, një veprim i turpshëm i tifozëve ka tërhequr vëmendjen më të madhe. Gjatë takimit, një grup tifozësh të Celtas shpalosi një flamur ku shfaqej harta e Kosovës e mbuluar me ngjyrat dhe simbolet e flamurit të Serbisë, një mesazh me përmbajtje politike dhe provokues në stadiumin serb. Veprimi u shoqërua edhe me brohoritje si “Kosova është Serbi”. Tani, mbetet të shihet nëse UEFA do të hetojë ose të marrë masa disiplinore ndaj klubit spanjoll për këtë provokim, megjithëse detajet e mundshme të ndëshkimeve ende nuk janë bërë të qarta.

sfidanti.al