‘Lëkura’ e re e Barcelonës; fanela e katalanasve, me shirita jo të rregullt por qw pwrmban traditwn e klubit
Barcelona zbulon fanelën e saj të sezonit 2017/2018. Ndryshe nga sa ka ndodhur më parë, kompania Nike e kishte konceptuar uniformën e skuadrës katalanase me shirita vertikale jo të rregullta, ndërkohë që në të do të shfaqet edhe emri i ‘Rakuten’ që do të jetë sponsori kryesor i Barcelonës. Jaka e fanelës do të jetë një shirit me ngjyrën e artë me disa detaje nga historia dhe kultura e klubit. Po kështu në fanelë do të jenë edhe fjalët ‘Força Barça’ të ndara në të dy mëngët. Kompleti plotësohet me pantallonat e shkurtra që do të jenë me ngjyrë blu me shirita të kuq anash. uniforma e re e Barcelonës do të dalë në shitje në datën 1 qershor.
sfidanti.al