Para disa vitesh te Vllaznia së bashku, tani mund të ribashkohen në Kosovë. Mesfushori Fjoart Jonuzi dhe trajneri gjerman Tomas Brdariç ritakohen te Drenica, me lojtarin kuksian që është gati të firmosë për këtë skuadër. Trajneri Brdariç ka dashur të ketë në skuadër Jonuzin, i cili nuk ka pasur hapësira te Dinamo dhe pritet ta mbyllë këtu aventurën blu. Palët duket se kanë gjetur akordin dhe zyrtarizimi i marrëveshjes mes palëve është vetëm çështje orësh.
Jonuzi ka kaluar ndoshta periudhën më të mirë të karrierës te Vllaznia, me Brdariç trajner. Pasi la Shkodrën ai kaloi te Tirana, ndërsa prej një viti ka qenë pjesë e Dinamo City. Me këtë skuadër mesfushori ka luajtur shumë pak, sidomos këtë sezon, ku minutat janë me pikatore. Brdariç duket se i beson eksperiencës së Fjoart Jonuzit dhe e sheh atë si një përforcim të rëndësishëm për Drenicën e tij, drejtimin e së cilës e ka marrë para pak kohësh.
sfidanti.al

