Redon Xhixha rikthehet në “shtëpi” dhe ashtu si pak vite më parë me shpresën për të lënë gjurmë. Tirana në këtë sezon është hsumë larg pretendimeve për titullin kampion pasi në 18 javë ka grumbulluar vetëm 10 pikë. E vetmja mënyrë për të shpëtuar sezonin për formacionin e Nuhiut është triumfi në Kupën e Shqipërisë dhe grumbullimi i pikëve të nevojshme për të evituar rënien nga kategoria. Me 27-vjeçarin në sulm këto dy objektiva janë edhe më të arritshme për formacionin e Tiranës. “U kisha thënë që do të vija sërish te Tirana”, është mesazhi i shkurtër i lojtarit gjatë videos së prezantimit.
sfidanti.al

