Dinamo City ka finalizuar një tjetër operacion të rëndësishëm në merkato, duke shitur mesfushorin Karamba Gassama te klubi turk i Gaziantep. Sipas raportimeve të SuperSport, marrëveshja mes palëve është mbyllur për shifrën prej 500 mijë eurosh.
21-vjeçari nga Gambia do të vazhdojë karrierën në elitën e futbollit turk, pas tre sezonesh të suksesshme në Shqipëri, ku u afirmua si një nga elementët më premtues të kampionatit.
Detaj i rëndësishëm i marrëveshjes është fakti që Dinamo City do të ruajë 20% të kartonit të lojtarit, duke përfituar nga një rishitje e mundshme në të ardhmen.
Një tjetër lëvizje fitimprurëse për klubin kryeqytetas, fitues i Kupës dhe Superkupës së Shqipërisë, që pas transferimeve të Zabërgjës dhe Itodos, konfirmon strategjinë e suksesshme të valorizimit dhe shitjes së talenteve.

