Ernest Muçi ia doli që në pak ditë të fitojë zemrat e tifozëve të Trabzonsporit.
Tashmë kërkohet nga klubi turk, që të blejë kartonin e tij nga Beshiktashi.Beshiktashi dhe Trabzonspori kanë një “luftë” në distancë. Presidenti i Trabzonsporit, Ertugrul Dogan, deklaronte më parë: “Nëse trajneri e dëshiron Muçin, do të nënshkruajmë me të. Tarifa e transferimit është 5.5-6 milionë euro.
Në anën tjetër, presidenti i Beshiktashit duket se u përgjigj dje. Serdar Adali deklaroi: “Çmimi në kontratën e Muçit është i fiksuar, ne nuk do negociojmë”. Diçka mbetet e paqartë, pasi deri tani është treguar shuma 8.5 milionë euro që do të shërbente për blerjen.
Ndërkohë një version i ri, e tregon këtë shumën total, kështu duke zbritur transferimin 1 milion euro dhe pagën, shkon shuma të cilën përmendi presidenti i Trabzonsporit. Mbetet për t’u parë çfarë do ndodhë në vazhdim me lojtarin e kombëtares shqiptare.
sfidanti.al

