Këtë fundjavë nis Kupa e Kombeve të Afrikës (CAN) 2025 në Marok. Vendi afrikan u përgatit për të qenë nikoqir dhe, mbi të gjitha, për t’i treguar botës dhe FIFA-s se është plotësisht gati për Botërorin 2030, i cili do të organizohet së bashku me Spanjën dhe Portugalinë, ndërsa Argjentina, Paraguaji dhe Uruguaji do të presin nga tri ndeshje secili.
Maroku ka modernizuar infrastrukturën sportive me një investim mbi 1.86 miliardë euro, duke krijuar stadiume të teknologjisë së fundit. Ky projekt shënon një hap të madh për vendin, pjesë e një programi global infrastrukture prej rreth 14 miliardë eurosh.
Përveç kësaj, janë përgatitur 55 qendra me mbi 100 fusha futbolli, sipas standardeve të FIFA-s. Casablanca ka rinovuar edhe ‘Feria Ndërkombëtare’ për të shërbyer si Qendra Ndërkombëtare e Transmetimeve (IBC), me mbi 40.000 m² infrastrukturë broadcast dhe teknologji moderne që e bëjnë qytetin më inteligjent dhe të sigurt.
Maroku ka investuar gjithashtu në futbollin femëror, duke profesionalizuar Ligën Kombëtare Femërore, financuar klubet dhe krijuar akademi dhe qendra trajnuese për vajza, duke e vendosur vendin përpara shumë shteteve të tjera afrikane në zhvillimin e futbollit për femra.

