PSG-ja e Luis Enriques, me fitoren në Kupën Ndërkontinentale kundër Flamengos arriti të koleksionojë gjashtë trofe në vitin 2025 (Ligue 1, Coupe de France, Superkupa franceze, Liga e Kampionëve, Superkupa e Europës dhe, sigurisht, Kupa Ndërkontinentale).
Një arritje e madhe. Dhe të mendosh se shuma mund të kishte qenë edhe më e lartë (dhe më historike) nëse parisienët nuk do të mundeshin nga Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube.
Vetëm dy ekipe të tjera në historinë e futbollit kanë arritur të sjellin në shtëpi po aq trofe në një vit kalendarik: Barcelona e Guardiolës në vitin 2009 dhe Bayerni i Mynihut i Hansi Flick në vitin 2020.
sfidanti.al

