Florentino Perez e ka konfirmuar zyrtarisht në Asamblenë e Delegatëve të Real Madridit se marrëdhënia speciale me Barcelonën ka marrë fund.
Fjalimi i presidentit madrilen ishte i ashpër dhe i drejtuar për të treguar distancimin e plotë të klubit nga klubi katalanas dhe disa institucione sportive.
Sipas tij, Barcelona ka paguar rreth 8.4 milionë euro për kompanitë e lidhura me Negreira, midis viteve 2001 dhe 2018.
“Nuk është normale që Barcelona i ka paguar zëvendëspresidentit të gjyqtarëve më shumë se 8 milionë euro për 17 vjet, pavarësisht arsyes”, tha Pérez.
Ai shtoi se Negreira mbante një “pozicion kyç në hierarkinë e gjyqtarëve” dhe se periudha përkon me sukseset sportive më të mëdha të Barcelonës.
Florentino Perez e theksoi se klubi mbretëror nuk i ka borxh askujt dhe nuk do të varet nga asnjë institucion.
“Tani Real Madridi synon pavarësi të plotë dhe absolute”, deklaroi presidenti, duke treguar një epokë të re dhe një qëndrim të vendosur për të ardhmen.
sfidanti.al

