Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka pranuar se ai dhe bashkëlojtarët e tij e kanë zhgënjyer trajnerin Arne Slot, si dhe veten e tyre, për shkak të paraqitjeve shumë të dobëta që skuadra ka pasur këtë sezon.
Liverpooli përjetoi një humbje të rëndë në ndeshjen e fundit të Premier League kundër Nottingham Forest, me rezultatin 3-0 në “Anfield”.
“Po pësojmë shumë gola të lehtë. Situata është shumë e rëndë për momentin dhe do të na duhet shumë punë për ta kapërcyer këtë krizë”, deklaroi ai.
Megjithatë, kapiteni holandez beson se kthimi te rezultatet pozitive është i mundur, edhe pse rruga nuk do të jetë e thjeshtë.
“Ky është problemi: të gjithë në ekip duhet të marrin përgjegjësi. Futbolli është një sport ekipor dhe secili duhet ta marrë seriozisht këtë moment. Duhet të punojmë më shumë dhe të ecim përpara”, shtoi Van Dijk.
sfidanti.al

