Manchester City dhe Manchester United solidarizohen me familjarët e viktimave të sulmit terrorist të kryer në mbrëmjen e së hënës gjatë koncertit të Ariana Grandes. Të dy klubet e qytetit akorduan një fond emergjence prej 1 milionë Paund që u bashkua me atë të Kryqit të Kuq Britanik. Drejtuesit më të lartë të dy klubeve ishin në unison teksa shfaqën dhimbjen e tyre për këtë sulm të çmendur që regjistroi një bilanc me 22 viktima e 64 të plagosur. Deri në mesditën e së enjtes shifra e akumuluar për të ndihmuar familjarët e viktimave ishte mbi 3 milionë Paund
sfidanti.al