Sezoni 2025 i tenisit sapo ka përfunduar me suk sesin e dytë radhazi të Janik Sinerit në ATP Finals të Torinos, por në renditje kampioni italian e mbylli vitin pas numrit një botëror, Karlos Alkarazit. Sipas shifrave zyrtare, në janar të vitit të ardhshëm të dy do të nisin me një diferencë prej 550 pikësh, fillimi i një tjetër dueli të madh që pritet të përshkojë çdo sipërfaqe fushe dhe çdo turne, jo vetëm për trofetë, por edhe për dominimin e renditjes ATP.
Gjatë kësaj periudhe zhvillohen katër Masters 1000 (Indian Uells, Majami, Monte-Karlo dhe Madrid) si edhe ATP 500 i Roterdamit, turne ku Siner ka qenë i pranishëm shpesh vitet e fundit. Pikërisht këtu italiani mund të tentojë parakalimin ndaj kundërshtarit spanjoll. Edhe mes majit dhe qershorit skenari është i favorshëm për italianin, pasi Janiku ka më pak pikë për të mbrojtur sesa Karlosi dhe mund të synojë shkëputjen.
sfidanti.al

