Pas Shqipërisë, edhe Kosova shënon një arritje historike në futboll: Dardanët mposhtën 0-2 Slloveninë në përballjen direkte për vendin e dytë, duke siguruar matematikisht pjesëmarrjen në play-off-in e Botërorit 2026. Një sukses më se i merituar për ekipin e Franco Foda-s, që mund ta kishte fituar ndeshjen edhe me rezultat më të thellë, në përpjekje për të ngushtuar hendekun me Zvicrën, kundërshtaren e fundit në grup, për sa i përket golaverazhit. Helvetët nuk gabuan ndaj Suedisë, të cilën e mposhtën 4-1.
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar një pjesë të parë mbresëlënëse në duelin e rëndësishëm ndaj Sllovenisë, duke shkuar në pushim me avantazhin minimal 0-1. Dardanët e nisën ndeshjen me intensitet të lartë dhe shpërblyen që në minutat e para.
Vetëm pas gjashtë minutash lojë, Kosova kaloi në epërsi falë një aksioni të shpejtë dhe të organizuar në mënyrë perfekte. Mërgim Vojvoda dha një pasim të saktë në zonë, ku Fisnik Asllani e përpunoi topin, shmangu një mbrojtës dhe goditi fuqishëm drejt portës së Jan Oblak, duke e çuar rezultatin 0-1.
Rezultati aktual i shërben në mënyrën më të mirë Kosovës, e cila ka nevojë vetëm për një pikë për të siguruar pjesëmarrjen në Play-Off-in e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
sfidanti.al

