Anglia kërkon të mbyllë kualifikueset pa pësuar gol dhe diçka të tillë e synon ndaj Shqipërisë, skuadër që ka shkuar në Play Off tashmë. Sulmuesi i “3 luanëve”, Harry Kane u shpreh se skuadra duhet të tregojë versionin më të mirë të saj. “E di që jemi kualifikuar dhe Shqipëria është një playoff, por ende nuk kemi pësuar gol dhe mendoj se është motivim i madh. Do të ishte speciale të mbyllnim kualifikueset pa pësuar gol. Gjithashtu duam të tregojmë nivelin tonë më të mirë dhe nëse e bëjmë, mendojmë se mund të mposhtim këdo në botë, nuk ka rëndësi kundërshtari që kemi përpara”.
Vetë Kane është duke kaluar një sezon të shkëlqyer me Bayern Munchen, diçka që do ta vërë në shërbim të Kombëtares së “3 Luanëve”. “Deri tani gjithçka ka shkuar mirë. Kjo është ndeshja e fundit për këtë vit me fanellën e Anglisë dhe është e rëndësishme të fitojmë”-tha ai.
sfidanti.al

