Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, pritet të japë dorëheqjen në vitin 2026, duke mbyllur kështu një epokë historike në klubin më të suksesshëm të futbollit botëror. Lajmi u bë i ditur nga gazetari spanjoll Pepe Álvarez, i cili njoftoi në platformën X se Pérez ka vendosur të mos e çojë mandatin e tij deri në vitin 2028.
Pérez, një nga figurat më të mëdha në historinë e Real Madridit, është në epokën e tij të dytë si president, i nisur në vitin 2009. Ai kishte drejtuar klubin edhe më parë, nga korriku 2000 deri në shkurt 2006.
Sipas Álvarez, Pérez dëshiron të sigurojë që pasardhësit e tij të gjejnë një strukturë të fortë dhe të organizuar administrimi, pavarësisht nëse anëtarët e klubit mbështesin apo jo zhvillimin e një referendumi zyrtar për drejtimin e ardhshëm.
Largimi i Pérez do të shënojë fundin e një periudhe të artë, ndërsa Real Madridi do të duhet të përgatitet për një faqe të re në historinë e tij.
sfidanti.al

