Ajaksi e paska ditur që do ta humbiste finalen me “djallin Mançester”

Trajneri i Ajaksit të Amsterdamit, Peter Bos, edhe para se te humbiste ndeshjen me dy gola, vuri në dukje se finalja e Ligës së Evropës në Stokholm, mes Ajaksit dhe Mançester Junajtidite e humbi shkëlqimin e saj, mbas tragjedisë së fundit në Mançester, ku, si pasojë e një akti terrorist, humbën jetën 22 veta dhe u plagosën më shumë se 120 të tjerë. Bosi tha se kishte zhvilluar një takim të vështirë me futbollistët e tij, para ndeshjes finale të sotme me Junajtidin, sidomos, me ata lojtarë që, me bashkëshortet e fëmijtë e tyre, kishin qenë të pranishëm në koncertin që këngëtarja amerikane, Ariana Grande, dha në Amsterdam, dhjetë ditë më parë.

“Ndeshja finale nuk do ta ketë me atë shkëlqim që do të duhej që të kishte. Do të kishim një festë futbolli, por ja çfarë ndodhi. Për ndonjë festë të madhe nuk mund të flitet. Nuk di se çfarë të them. Mendojeni, vetëm dhjetë ditë më parë, lojtarët tanë me bashkëshortet e veta ishin në koncertin e Ariana Grandes në Amsterdam”, tha Bosi.

Sfidanti.al