Gjykata Supreme në Spanjë refuzon apelin e Messit, konfirmohet dënimi prej 21 muaj burg

Lionel Messi sheh t’i refuzohet apeli ndaj vendimit të Gjykatës së Barcelonës për dënimin prej 21 muajsh burg për evazion fiskal. Gjykata Supreme nuk e pranoi kërkesën e futbollistit duke konfirmuar dënimin e 29 vjecarit.  I vetmi aspekt që u ndryshua nga kjo Gjykatë është dënimi për babain dhe njëkohësisht agjentin e futbollistit, Jorge Messi të cilit dënimi iu reduktua nga 25 në 15 muaj burg. Lionel Messi u dënua për evazionin fiskal të kryer në periudhën 2007-2009 për 4.1 milionë Euro.  Anëtarët e Gjykatës Supreme deklaruan se është vërtetuar që Messi ka fshehur të ardhurat e tij nga e drejta e imazhit duke i dërguar në vende të ashtuquajtura fiskale. Gjithsesi, as Messi e as babai tij nuk do të bëjnë asnjë ditë burg, pasi sipas legjislacionit spanjoll, nëse një person dënohet me më pak se 2 vjet heqje lirie atëherë ai nuk është i detyruar të shkojë në qeli.

sfidanti.al