Thashethemet e O’Globos për largimin e mundshëm të Neymar nga Santos mbeten të pakonfirmuara. Pas mohimit kategorik të babait të tij, presidenti i klubit, Marcelo Teixeira, gjithashtu u përgjigj, duke shpjeguar dëshirën e lojtarit për të qëndruar në Brazil: “Klubi është i përqendruar ekskluzivisht në ligë. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me babanë e Neymar, por nuk ka pasur diskutime në lidhje me një rinovim. Do ta vlerësojmë situatën në kohën e duhur”.
“Neymar do të qëndrojë, kthimi i tij nuk është një projekt gjashtëmujor, por diçka që i afrohet Kupës së Botës të vitit të ardhshëm, si për Santosin ashtu edhe për Brazilin. Çështjet financiare dhe teknike do të analizohen në kohën e duhur”.
sfidanti.al

