Rei Manaj ka hyrë në histori te Shqipëria, si autori i golit të parë të shënuar ndaj Serbisë, në të gjitha përballjet mes dy skuadrave pas ndarjes së ish-Jugosllavisë.
Ky ishte gjithashtu goli i 11-të i Manajt me fanellën kuqezi, duke barazuar rekordin e Altin Rrakllit dhe Hamdi Salihit. Përpara tij, në renditjen e golashënuesve më të mirë në historinë e Shqipërisë, janë Bogdani me 18 gola, Bushi me 14, Cikalleshi e Skela me 13 dhe Sadiku me 12.
Në ndeshjen ndaj Serbisë, Elseid Hysaj regjistroi paraqitjen e tij të 93-të me përfaqësuesen kuqezi, duke barazuar rekordin e Lorik Canës si lojtari me më shumë prezenca në historinë e Kombëtares.
Mbrojtësi 31-vjeçar i Lacios ka qenë një titullar i pandryshueshëm, pasi në karrierën e tij ka nisur vetëm 10 ndeshje si zëvendësues dhe është larguar nga fusha në vetëm 9 raste.