Shqipëria ka arritur një fitore historike ndaj Serbisë, falë golit të Rei Manajt, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikimin në Botërorin 2026. Me këtë sukses, kuqezinjtë e Silvinjos renditen aktualisht në vendin e dytë të Grupit K, me katër pikë më shumë se Serbia, megjithëse me një ndeshje më shumë të luajtur. Gara për vendin e dytë mbetet e hapur, pasi Serbia ka ende mundësi për të rikuperuar.
Në nëntor, Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e fundit të grupit: më 13 nëntor në transfertë ndaj Andorrës dhe më 16 nëntor në “Air Albania” përballë Anglisë. Ndërkohë, Serbia do të përballet më 14 tetor me Andorrën, më 13 nëntor me Anglinë dhe më 16 nëntor me Letoninë në shtëpi.
Pavarësisht avantazhit aktual, fati i kualifikimit do të vendoset në javët e fundit të ndeshjeve kualifikuese.
sfidanti.al