Rusë, turq e hungarezë dominojnë Europën e sporteve ekipore!

Në basketboll trumfuan turqit dhe rusët. Fenerbahçe sapo bëri të vetin titullin në Euroligë, ndërsa më përpara Dinamo e Kurskut nga Rusia fitoi finalen e Euroligës për femra, pikërisht ndaj Fenerbahçes. Por, si kanë dalë kompeticionet e tjerë të lojrave me dorë në Europë, si volejbolli, hendbolli apo vaterpoli?

Zenit i Kazanjit, i Rusisë, u shpall kampion i Europës në volejboll për meshkuj, pas fitores 3-0 ndaj Peruxhës brenda në Peruxha. Maksim Mihajlov (Zenit) u shpall lojtari më i mirë i finaleve.

Vakëfbank e Stambollit u shpall kampione e Europës më volejboll për femra, me suksesin 3-0 ndaj Konelianos italiane, brenda në Koleliano. Kinezja Çu Tin (Vakëfbank) ishte lojtarja më e mirë e kompeticionit.

Në hendboll për meshkuj Championsi nuk ka përfunduar ende. Finalet luhen në 3-4 qershor në Këln, dhe çiftet në katërshe janë Veshprem (Hungari)-PSG (Francë), Vardar (Maqedoni)-Barcelona (Spanjë).

Në hendboll për femra, është skuadra hungareze Gjëri ETO, kampionia e Europës. Ekipi i traditës triumfoi me shifrat 31-30 ndaj Vardarit të Shkupit, të Maqedonisë në një finale shumë të fortë.

Në vaterpol për meshkuj, dy çerekfinalet janë Eger (Hungari)-Bresha (Itali), Olimpiakos (Greqi)-Jug Dubrovnik (Kroaci), në gjysmëfinale, fituesi i çiftit të parë ndeshet me Sholnokun (Hungari), dhe fituesi i çiftit të dytë me kampionen ne fuqi, Pro Reko (Itali).

Në vaterpol për femra, kampione e Europës u shpall Kinef Kirishi (Rusi), pasi fitoi 7-6 finalen ndaj Olimpiakosit. Pra, ky sezon pati fitues nga Rusia, Hungaria dhe Turqia.

Sfidanti.al