E ardhja e Antuan Grizmanit do të vendoset në dy javët e ardhshme. Ishte vetë sulmuesi francez i Atletikos së Madridit që e dha këtë përgjigje, ndërsa po fliste për një televizion francez. A është e mundur të shkosh tek Mançester Junajtid, ishte pyetja për të. Përgjigja nuk pati “dredha”: “Po, është e mundur, në një shkallë nga 1 në 10, është e mundur tek numri 6”, – tha Grizman.
Gjithsesi, ai nuk ua preu shpresën tifozëve të Atletikos. “Mundësia që të qendroj tek Atletiko është shtatë në dhjetë”, – u shpreh ai, dhe për t’i kënaqur plotësisht tifozët “kolçoneros”, shtoi se “mundësia për të shkuar tek Reali është zero”. Gjithsesi, e ardhmja, sipas vetë Antuanit, vendosën në dy javë, ndërsa Atletiko ka një klauzolë shitjeje prej 100 milionë eurosh në kontratën që rinovoi deri në 2021.
Sfidanti.al