Vllaznia ka arritur një fitore të rëndësishme në këtë javë të 6-të të “Abissnet Superiore”, 1-0 përballë Elbasanit me golin e shënuar nga Yago në minutën e 41-të.
Një ndeshje me ritëm të kënaqshëm ajo e luajtur në “Loro Boriçi”, me kuqeblutë që dominuan në lojë, sidomos në pjesën e parë, duke krijuar shumë raste për shënim, u godit dhe dy herë shtylla.
Goli mbërriti në minutën e 41-të, me Yago që finalizoi një aksion të gjatë të kuqebluve. Në pjesën e dytë Elbasani u paraqit ndryshe, më kërkues, por pa arritur ë mposhtë mbrojtjen vendase.
Shkodranët arritën të administrojnë lojën, me një ritëm larg atij të pjesës së parë dhe të festojnë për fitoren 1-0 që u jep vendin e parë në klasifikim.
Vllaznia ngjitet në vend të parë me 13 pikë, ndjekur nga Elbasani me 11 pikë.
sfidanti.al