Zlatan Ibrahimovic ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar Francesco Camarda, talent 17-vjeçar që pak ditë më parë shënoi golin e tij të parë në Serinë A me fanellën e Lecce-s. Ish-sulmuesi i Milanit ka publikuar në Instagram disa mesazhe të vitit 2019, kur Camarda ishte vetëm 11 vjeç dhe i shkruante idhullit të tij. Në atë kohë, i riu i akademisë kuqezi i dërgonte mesazhe suedezit: “Jam italian dhe tifoz i madh i Milanit. Ti je një kampion i madh, faleminderit që erdhe te Milani. Doja të të thosha që je heroi im dhe një ditë do të më pëlqente të të takoja. Ah, luaj për Milanin dhe quhem FRANCESCO CAMARDA”, shkruante ai me plot emocion. Pas gati gjashtë vitesh, Ibra e ka risjellë këtë kujtim të veçantë duke e shoqëruar me fjalët: “31 dhjetor 2019, më quajnë Francesco Camarda. 28 shtator 2025: tani të gjithë e dinë emrin tënd, jo vetëm unë.” Bashkë me postimin, Ibrahimovic ndau edhe fotografinë e festimit të Camarda-s pas golit ndaj Bologna-s, një gjest që tingëllon si bekim nga idhulli i tij. Për sulmuesin e ri kuqezi, kjo është pa dyshim një nxitje e madhe në fillimin e karrierës së tij.
sfidanti.al