Interi dhe Milani po përgatiten për një kapitull të ri me stadiumin e tyre historik. Projekti i ri i ‘San Siros’ do të realizohet nga arkitekti i njohur Lord Norman Foster dhe David Manica, nëse miratohet shitja e stadiumit nga këshilli bashkiak i Milanos. Rreth 90% e strukturës aktuale do të shkatërrohet, ndërsa një pjesë e dyfishtë e tribunës së dytë nuk do të preket për shkak të vlerës historike. Stadiumi i ri do të zhvillohet në një zonë prej 281.000 m², duke kombinuar inovacionin dhe qëndrueshmërinë. Ai do të ketë 71.500 vende dhe do të ofrojë një atmosferë të jashtëzakonshme me dy unaza të mëdha dhe një kënd optimal për pamjen nga çdo sektor. Objektivi është të sigurohet aksesueshmëri maksimale, me sektorë për të gjithë tifozët dhe çmime të përballueshme. Përveç stadiumit, zona do të përfshijë hotel katër ‘yje’ me 350 dhoma secili, parkime në 15.000 m² dhe zyrat për klubet. Nuk do të mungojnë dyqane, restorante dhe muzeu i Interit dhe Milanit, ku pritet të vizitojnë rreth 450.000 persona në vit me një biletë rreth 38 euro. Ky projekt synon të sjellë një ‘San Siro’ modern dhe multifunksional, duke respektuar historinë e tij dhe duke ofruar përvojë unike për tifozët e të dy klubeve.
sfidanti.al