E pyetën kohë më parë trajnerin Ilir Daja të Dinamos, fill pas ndeshjes, ç‘mendonte për lojën dhe logjiken e saj . Përgjigja ishte e denjë për muze , pasi kapërceu pyetjen që mori , kapërceu edhe veten e tij: “Fillimisht i uroj suksese Kombëtares që luan ndeshjen e saj !!”. Bëri “kurban” Dinamon e tij dhe bekoi me fat ekipin që ka një trajner tjetër, një trajner që lodron samba kur flet dhe jo kur luan…
Pse e kujtuam këtë “autogol” moral të intervistes? Këto ditë, kur për Dinamon dhe Ilir Dajën kanë rënë këmbanat e alarmit, pasi po mesohen me humbje dhe pa fitore, po ta pyesësh trajnerin Daja për ekipin, as nuk i shkon mëndja tek Kombëtarja dhe jo më tek ndeshja e “shekullit” me Serbinë.
Tani jemi pa dorashka: Halli im ia fut hallit që ke ti !Ç‘po ndodh me Dinamon? Thonë se e kanë gjetur të keqen që ka zbehur lojën e tyre, dhe tani po merren me të keqen që vjen nga jashtë. I paskën bërë një letër FSHF-së, ku ankohen për arbitrin, që nuk u dha një penallti në ndeshjen e fundit me Bylisin. Madje , theksonin ne leter, se është bërë virale kjo sëmundja e penalltive..në tërë këto javë.
Kaq naive të jetë vallë Dinamo apo ka frikë ta bëj ndryshe..pa leter e pa kalem ? T’i bësh letër FSHF-se për “ndarjen e penalltive” nëpër ekipe , është njëlloj si të ankohesh tek presidenti Duka si ndahen biletat e Kombetares dhe pse shiten kaq shtrenjte …kur luajmë kaq lirë !
Sfidanti.al