Tirana ka nisur sezonin e ri në mënyrë zhgënjyese, duke mbledhur vetëm 2 pikë në 4 javët e para të kampionatit.
Bardheblutë kanë regjistruar dy barazime dhe dy humbje, me një golavarazh negativ 2-6. Krahasuar me edicionin e kaluar, situata është edhe më problematike, pasi atëherë skuadra kishte 4 barazime dhe një bilanc më të ekuilibruar të golave.
Një vit më parë, Tirana shpëtoi vetëm falë play-out, megjithëse kishte arritur rezultate ndaj skuadrave pretendente si Vllaznia e Egnatia. Ndryshe nga atëherë, këtë sezon vetëm kundër Egnatias është matur forca e ekipit, duke u vënë në pah diferenca e dukshme në nivel loje.
Ky fillim ka krijuar shqetësim të madh te tifozët, të cilët shohin rrezikun e një tjetër sezoni të vështirë.
sfidanti.al