Busquets do të tërhiqet nga futbolli

Sergio Busquets pritet të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të këtij sezoni në MLS, sipas asaj që raporton COPE.

Mesfushori 37-vjeçar i Inter Miamit do të mbyllë një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, e nisur me Barcelonën në vitin 2008 nën drejtimin e Pep Guardiolës.

Gjatë kohës me blaugranat, ai fitoi 32 trofe, mes tyre 9 kampionate spanjolle dhe 3 Liga të Kampionëve. Busquets numëron 722 paraqitje me Barcelonën, duke u renditur i treti me më shumë ndeshje në historinë e klubit. Me kombëtaren spanjolle ka luajtur 143 ndeshje, duke fituar Kupën e Botës 2010 dhe Kampionatin Evropian 2012. Roli i tij si mesfushor defansiv ndihmoi në përcaktimin e stilit të njohur “tiki-taka”. Pas transferimit në Inter Miami në vitin 2023, ai ka vijuar të kontribuojë me përvojën e tij. E ardhmja e Busquets mund të jetë në një rol drejtues ose trajnues, me mundësi rikthimi te Barcelona.

sfidanti.al