Ouamane Dembele fiton Topin e Artë

Fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2025 është zgjedhur Ousmane Dembele. Sulmuesi i PSG-së mposhti konkurrencën e Lamine Yamal. Pas një sezoni të shkëlqyer me ekipin e tij, ku fitoi gjithçka sulmuesi francez ka marrë trofeun e më të mirit.

Në kategorinë e femrave, Aitana Bonmatí fitoi çmimin për herë të tretë radhazi. PSG-ja, fituese e Ligës së Kampioneve dhe tre trofeve të tjerë në Francë, u zgjodh si skuadra më e mirë e vitit.

Luis Enrique mori çmimin si trajneri më i mirë, pasi fitoi katër trofe me parisienët. Gianluigi Donnarumma u shpall portieri më i mirë, duke marrë trofeun “Yashin”.

Sulmuesi më i mirë i vitit u zgjodh Viktor Gyokeres, pas sezonit të shkëlqyer te Sporting dhe transferimit te Arsenali.

Ceremonia u ndoq nga presidenti Nasser Al Khelaifi, ndërsa pjesa tjetër e PSG-së mungoi për shkak të ndeshjes me Marseille. Edicioni i këtij viti i çmimeve konfirmoi dominimin e PSG-së në futbollin evropian.

RENDITJA: 

1- Ousmane Dembele

2- Lamine Yamal

3- Vitinha

4- Mohamed Salah

5- Raphinha

6- Achraf Hakimi

7- Kylian Mbappe

8- Cole Palmer

9- Gianluigi Donnarumma

10- Nuno Mendes

sfidanti.al