4 barazimet e arritura në 4 javët e para të kampionatit në Kategorinë e Parë, duket se nuk kënaqin pritshmëritë në kampin e Lushnjës. Trajneri Erion Xhafa ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Klubi e ka njoftuar vendimin përmes rrjeteve sociale, ndërsa tregon se vetë trajneri ka vendosur të dorëzojë detyrën për arsye personale. Akoma nuk dihet se kush do të jetë trajneri i ri i skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit. Lushnja nisi kampionatin me synimin për tu ngjitur në elitën e futbollit shqiptar.
sfidanti.al