Është luajtur në stadiumin “Niko Dovana” ndeshja e prapambetur e javës së parë të kampionatit Teuta-Dinamo. Durrsakët kanë mposhtur me rezultatin 1-0 Dinamon dhe pas këtij suksesi ngjiten në vendin e tretë në renditje.
Një gol i kapitenit Kotobelli në pjesën e parë ka vulosur fatin e ndeshjes, duke i dhuruar Teutës fitoren e parë sezonale në kampionat.
Sfida ka qenë e bukur dhe e luftuar. Vidal lë Teutën me 10 lojtarë në fushë, pasi ndëshkohet me kartonin e kuq, për një ndërhyrje të gabuar në mesfushë. Ndonëse në inferioritet numerik, durrsakët kalojnë në avantazh me Kotobellin në mesin e pjesës së parë.
dinamo mundohet të reagojë në pjesën e dytë dhe i afrohet golit të barazimit me Bregun. Në minutën e 57-të barazohen forcat në fushë, pasi Nani largohet me karton të kuq. Miqtë mundohen të reagojnë, por traversa dhe portieri Selmani ruajnë të paprekur portën e durrsakëve.
Teuta merr fitoren e parë sezonale në kampionat dhe ngjitet në vendin e tretë me 5 pikë. Dinamo pëson humbjen e dytë radhazi në kampionat dhe mbetet në kuotën e 3 pikëve. Të dielën Dinamo do të luajë në Tiranë kundër Bylisit, ndërsa Teuta do të presë në shtëpi Vllazninë.
sfidanti.al