“Dashuria” vazhdon, Federata Serbe falënderon FSHF-në për ndërrimin e stadiumit

Federata Serbe e Futbollit ka bërë një falënderim publik ndaj FSHF-së dhe UEFA-s që lejuan ndryshimin e stadiumit të ndeshjes Serbi-Shqipëri nga Beogradi në Leskovac. Ajo ka shpjeguar në njoftimin e saj se vendimi u mor për të garantuar sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në ndeshje, që me sa duket nuk garantohej dot përsëri në Beograd, siç ka kujtuar edhe vetë ajo ngjarjet e vitit 2014.

NJOFTIMI I FEDERATËS SERBE

Me miratimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, UEFA ka miratuar që ndeshja kualifikuese e Kupës së Botës e planifikuar për 11 tetor në orën 20:45 të luhet në stadiumin ‘Dubocica’ në Leskovac.

sfidanti.al