Chermen Valiev, i dyti në Botërorin e Mundjes

Chermen Valiev është mundur në finalen e Kampionatit Botëror të Mundjes në Zagreb të Kroacisë, duke marrë medaljen e argjendtë. Mundësi kuqezi, që konkurroi në peshën deri  në 74 kilogramë, u ndesh në finale me japonezin Kota Takahashi. Valiev ishte favoriti për medaljen e artë, por ëndrra e tij u prish për shkak të një dëmtimi të rëndë në ligament. Sipas Federatës Shqiptare të Mundjes, Valiev zgjodhi të mos dorëzohej, duke dalë në tapet për finalen. Gjithsesi, dhimbja dhe pamundësia fizike nuk i lejuan të realizonte objektivin përballë japonezit 22-vjeçar që fitoi medaljen e artë. E argjendta i shkon Shqipërisë, çka është një arritje e madhe, edhe pse synimi dhe mundësitë ishin për të artën.

sfidanti.al