Muriqi rikthehet fatal në Spanjë

Vedat Muriqi është bërë sot protagonist në Lia Liga me dy gola në ndeshjen që Majorka e tij luante ndaj Espanjolit. Ai fillimisht shënoi me penallti në fundin e pjesës së parë për të shkurtuar diferencën në 2-1. Ndërsa në minutën e 65-të, erdhi edhe goli i dytë i tij, këtë herë me një gjuajte të saktë me kokë, për barazimin e përkohshëm 2-2. Muriqi është rikthyer pasi mungoi në javën e dytë për shkak të kartonit të kuq. Dhe duket se tashmë po rigjen formën e tij më të mirë, ndërsa kujtojmë që realizoi edhe për Kosovën në kualifikueset e Botërorit 2026.

sfidanti.al