Serbi-Shqipëri luhet në Leskovac

Tani është konfirmuar zyrtarisht nga UEFA se përballja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, nuk do të zhvillohet në Beograd.

– Advertisement –

Ndeshja do të luhet më 11 tetor në stadiumin “Gradski stadion Dubocica” në qytetin e Leskovacit, afër kufirit me Kosovën. Vendimi është marrë për arsye sigurie, për të shmangur tensionet e mundshme në një duel që në të kaluarën ka tejkaluar kufijtë e futbollit. Zhvendosja nga stadiumi “Rajko Mitić” është kërkuar fillimisht nga vetë Federata Serbe e Futbollit, ndërsa UEFA e ka miratuar këtë lëvizje pas vlerësimeve të riskut të lartë.

sfidanti.al