Transferimi i Alexandre Isak në Liverpool do të kompletohet ditën e fundit të merkatos së verës. Sipas medieve britanike klubi i “Anfield Road” dhe ai i Newcastle kanë gjetur akordin mbrëmjen e kaluar për transferimin e sulmuesit suedez, i cili prej javësh po stërvitet i vetëm në pritje që dy klubet të finalizojnë këtë marrëveshje, e cila do të jetë historike për Britaninë. Newcastle bëri gjithçka për të bindur Isak të qëndrojë në “St James’ Park”, por sulmuesi ishte i qartë edhe në takimin e fundit që pati me krerët e klubit se kërkonte që të transferohej vetëm te Liverpool-i.
Sfidanti.al